U paraqit si përforcim te Gjilani, por Bleart Tolaj po paraqitet edhe si lojtar që ka vazhduar kontratën me Ballkanin. Ekipi suharekas një gjë të tillë e ka bërë në faqen zyrtare, të shoqëruar me një fotoÖ
Ja postimi i plotë i FC Ballkani
FC Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë se Bleart Tolaj ka rinovuar kontratën edhe për dy vite të tjera.
Me përkushtimin, karakterin dhe cilësinë e tij në fushë, Blearti do të vazhdojë të jetë pjesë e rëndësishme e objektivave tona. Besimi i ndërsjellë vazhdon dhe rrugëtimi ynë së bashku sapo është zgjatur.
Na presin sfida të reja, fitore të reja dhe suksese të reja.





