Nën drejtimin e kryetrajnerit Debatik Curri, skuadra zhvilloi seancën e parë stërvitore, duke shënuar fillimin e një kapitulli të ri me synime dhe ambicie të qarta për sezonin e ri.
Të gjithë futbollistët iu përgjigjën pozitivisht ftesës së stafit teknik, duke qenë të pranishëm në seancën e parë stërvitore, e cila u mbajt në stadiumin ndihmës nën reshjet e shiut. Përkushtimi, disiplina dhe motivimi i treguar që në ditën e parë janë tregues i seriozitetit me të cilin skuadra do ta përgatisë sezonin e ri.
Gjatë ditëve në vijim, ekipi do të vijojë me programin e planifikuar të përgatitjeve, i cili përfshin seanca intensive stërvitore dhe ndeshje kontrolluese, me synimin që skuadra të arrijë nivelin optimal para fillimit të kampionatit.
Sport Club Gjilani falënderon të gjithë tifozët për mbështetjen e vazhdueshme dhe besimin e tyre. Së bashku, me punë, përkushtim dhe unitet, do të synojmë një sezon sa më të suksesshëm.





