Me një interpretim artistik të shkëlqyer, një sallë të mbushur me publik dhe një atmosferë të jashtëzakonshme, Opera e Kosovës shënoi me sukses premierën e diptikut të Giacomo Puccinit, “Suor Angelica” dhe “Gianni Schicchi”.
Një vlerë e veçantë e kësaj premiere ishte drejtimi i Maestro Jacopo Sipari di Pescasseroli, interpretimi muzikor i të cilit udhëhoqi me elegancë dhe intensitet artistik orkestrën, korin dhe solistët, duke sjellë në skenë gjithë pasurinë e gjuhës muzikore të Puccinit.
Falënderojmë të gjithë artistët, ekipin realizues dhe publikun që ndau me ne emocionet e kësaj mbrëmjeje të veçantë. Duartrokitjet dhe mikpritja juaj janë motivimi ynë më i madh.
Nëse e keni humbur premierën, ju mirëpresim në rishfaqjen më 3 korrik, në ora 20:00, në AMC Hall, Prishtinë, për të përjetuar edhe një herë magjinë e Puccinit.




