KRONIKË E ZEZË

Për tentim grabitje në Gjilan

Gjilan, 13 korrik 2026 – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Gjilan, sot rreth orës 14:00 ka ndaluar një person të dyshuar me inicialet D.B, i cili dyshohet se ka tentuar të grabitë në një argjentari në qendër të Gjilanit.

Me të marrë informacionet e para Policia ka reaguar menjëherë dhe në bashkëpunim me prokurorin e shtetit ka ndaluar të njëjtin për 48 orë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale tentim grabitje nga neni 317 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ndaj të dyshuarit ka filluar hetimet si dhe brenda afateve kohore do të paraqitë masën për sigurimin e të dyshuarit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan.

You Might Also Like