Futboll

Ade Oguns shumë afër që të transferohet te Gjilani

Ade Oguns, futbollist 25-vjeçar nigerian është shumë afër që të bëhet futbollist i SC Gjilanit. Burime nga klubi kuq e bardhë bëjnë me dije se ai shumë shpejt pritet të zbarkojë në Gjilan. Ndryshe, Ade Oguns nuk është i panjohur për futbollin kosovar, ngase ai më herët kishte qenë pjesë e Ferizajt, prej ku ishte larguar në drejtim të Belgjikës.

Ade Oguns, karrierën e kishte nisur në vendin e tij të lindjes, në Nigeri, ku kishte luajtur për ekipin 36 Lion FC, prej ku ishte larguar në futbollin kolumbian te Caracas FC. Më pas karrierën e kishte vazhduar në Wydad AC dhe për t’u rikthyer në ekipet e mëparshme dhe për të kaluar në KAS Eupen në Belgjikë, prej ku kishte ardhur në Kosovë te FC Ferizaj dhe së fundi ishte rikthyer në Belgjikë.

Ai është i lindur në Logos dhe është i gjatë 179 centimetra, kurse luan në pozitën e qendërsulmuesit, pozitë në të cilën SC Gjilanit i duhen përforcime. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like