Futboll

Olt Haziri është lojtari më i ri i SC Gjilani

Sport Club Gjilani njofton se ka arritur marrëveshje me futbollistin Olt Haziri, i cili nga sot i bashkohet skuadrës sonë.

22-vjeçari luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë, ndërsa mund të kontribuojë edhe si mbrojtës i qendrës, duke i dhënë trajnerit më shumë alternativa në repartin defensiv.

Haziri vjen te Gjilani nga radhët e FC Drita, ndërsa gjatë karrierës së tij ka qenë i huazuar edhe te KF Kika dhe KF Flamurtari, ku ka fituar përvojë të rëndësishme.

Me energjinë, karakterin dhe potencialin e tij, Olt Haziri synon të jetë pjesë e rëndësishme e projektit tonë.

Mirë se vjen në familjen kuq e bardh, Olt!

You Might Also Like