Sot takova Drejtorin e Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës, z. Mentor Hyseni.
Gjatë takimit diskutuam çështje me interes të përbashkët, me fokus të veçantë në forcimin e koordinimit ndërinstitucional, si dhe në mbështetjen konkrete për qytetarët dhe bizneset e Komunës së Gjilanit.
Vlerësuam rëndësinë që ka bashkëpunimi i vazhdueshëm ndërmjet institucioneve tona dhe shprehëm gatishmërinë e përbashkët për të ndërmarrë hapa të mëtejshëm në funksion të interesit publik dhe zhvillimit ekonomik të Gjilanit.
Falënderoj Drejtorin Hyseni dhe ekipin e ATK-së për vullnetin dhe gatishmërinë për bashkëpunim.




