Komunikacion

Për një javë 1597 gjoba

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 04.09.2026 – 10.09.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e pesëqind e nëntëdhjetë e shtatë (1597) gjoba.  

 

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në: 

  

  • Hetim i gjashtëmbëdhjetë (16) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,      
  • Hetim i shtatëmbëdhjetë (17) aksidenteve të trafikut me të lënduar, 
  • Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për dyzet e një (41) ngasës. 

 

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, veçanërisht tek drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes në afërsi të shkollave të shtojnë kujdesin, të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe rregullat e komunikacionit duke pasur parasysh praninë e shtuar të fëmijëve dhe nxënësve në trafik. 

 

You Might Also Like