Gjilan, 17 korrik 2026
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 10.07.2026 – 16.07.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar dymijë e dymbëdhjetë (2012) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
- Hetim i njëzet e dy (22) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
- Hetim i tetëmbëdhjetë (18) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
- Shqiptuar tridhjetë e një (31) gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë,
- Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike tridhjetë e dy (32) ngasës.
- Janë konfiskuar përkohësisht njëmbëdhjetë (11) motoçikleta.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit uleni shpejtësinë. Shpejtësia nuk është krenari, por shkak i tragjedisë. Respektoni rregullat e trafikut, mos përdorni telefonin gjatë vozitjes, vendosni rripin e sigurimit dhe tregoni kujdes ndaj këmbësorëve, respektoni sinjalistikën dhe semaforët. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët!





