Futboll

Një talent i ri prezantohet para tifozëve

Screenshot

Eugen Ramadani në ndeshjen e Gjilanit kundër Ballkanit debutoi për të kuqtë e qytetit tonë.

Qendërmbrojtësi ishte një nga ardhjet e reja të Gjilanit gjatë verës duke nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale. Debutimi i tij në një ndeshje të kësaj rëndësie tregon se ai ka filluar ta fitojë besimin e Debatik Currit.

Ramadani është një nga qindra talentët e Anamoravës, të cilëve shumë rrallë po u jepet rasti. Por, një gjë është e sigurt, 19-vjeçari Ramadani është i veçantë!

You Might Also Like