Sot është pensionuar Dr.Sejdulla Mahmuti, mirënjohje dhe respekt për një karrierë të përkushtuar në Spitalin e Gjilanit.
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm Gjilan Dr.Afrim Cana theksoj se është kënaqësi dhe nder për mua që sot ta përcjellim në pension një profesionist të përkushtuar dhe një njeri me dimension të jashtëzakonshëm human.
Gjatë gjithë karrierës suaj keni dëshmuar profesionalizëm, përkushtim dhe mbi të gjitha humanizëm. Madhështinë tuaj profesionale dhe njerëzore nuk e keni mbajtur vetëm për vete, por e keni ndarë me kolegët dhe brezat që kanë punuar pranë jush.
Shpresoj që ky shembull i juaji të ndiqet edhe nga të tjerët dhe të përcillet më tej me të njëjtin përkushtim dhe dashamirësi.
Në shenjë mirënjohjeje për kontributin tuaj të çmuar ndër vite, menaxhmenti i Spitalit ju nderon me këtë mirënjohje, si shprehje e respektit për punën, profesionalizmin dhe kontributin tuaj në shërbim të pacientëve dhe institucionit.
Në fjalën e tij, Dr. Sejda theksoj se gjatë gjithë karrierës së tij është përpjekur vazhdimisht ti shtyjë proceset përpara dhe të jetë bashkëpunues me të gjithë kolegët.
Ai u shpreh i lumtur për punën e realizuar gjatë viteve të shërbimit në Spitalin Regjional të Gjilanit, duke veçuar edhe realizimin e ndërhyrjeve të ndryshme kirurgjikale dhe kontributin e dhënë në zhvillimin e shërbimit të kirurgjisë në Anamoravë.
Me punën, profesionalizmin dhe humanizmin tuaj, keni lënë gjurmë të rëndësishme në institucionin tonë.
Ju falënderojmë për gjithçka që keni dhënë ndër vite dhe ju urojmë shëndet dhe momente të bukura në kapitullin e ri të jetës.





