OPINION

Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë

  Është dëshmuar shumë herë me fakte  para botës, e sidomos para atyre që janë pre e propagandës serbe, se akuzat ndaj UÇK-së janë të pabaza.

   Dihet botërisht se lufta e UÇK-së ka qenë luftë Çlirimtare,

 Po ashtu dihet se Ushtria Çlirimtare e Kosovës  ka luftuar kundër ushtrisë dhe policisë së shtetit okupator, Serbisë, që kanë ushtruar terror mbi popullatën civil të Kosovës.

Përkundër faktit se shqiptarët gjatë  luftës, janë dëbuar masivisht  nga shtëpitë e tyre, janë trajtuar mizorisht e janë vra vetëm për shkak të përkatësisë së tyre kombëtare.

  Ushtria  Çlirimtare e Kosovës, pjesëtarët e të gjitha komuniteteve, përfshi këtu edhe pjestarët e komunitetit serb, gjatë dhe pas lufte i ka trajtuar mirë.

 Por propaganda serbe është angazhuar maksimalisht ta paraqet luftën e UÇK-së dhe situatën në Kosovën e pas luftës ashtu si i ka konvenuar politikës gjenocidale të Serbisë.

  Ja një shembull të propagandës serbe: Në mandatin e parë të Kuvendit të Kosovës (2001 – 2004), një deputet serb nga kjo anë vinte përherë në Kuvend me truproje të UNMIK-ut. Të  njëjtin deputet, ditëve të tjera, e shihja në qytet pa përcjellës. Kur një ditë e pyeta pse  në Kuvend po vjen me truproje e ditëve të tjera po  ecë  pa truproje.  Ai i zënë ngushtë më tha: kështu e ka politika.

  Kjo pra ka qenë dhe është politika e Serbisë, përherë e mbështetur në gënjeshtra.

      Për ata që janë të interesuar për ta mësuar të vërtetën, faktet flasin se:

  Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejt dhe e pastër;

 Akuzat për ushtarët dhe udhëheqësit e saj janë të pabaza;

 Dënimi eventual i tyre është tërësisht i pa drejt, prandaj ne presim lirimin e secilit të akuzuar qoftë  pjesëtar ose udhëheqës i UÇK-së.

You Might Also Like