Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 11.09.2026 – 17.09.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e katërqind e njëzet e dy (1422) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
· Hetim i pesëmbëdhjetë (15) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
· Hetim i dhjetë (10) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
· Shqiptuar tridhjetë e dy (32) gjoba ndaj ngasësve të motoçikletave,
· Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike pesëdhjetë e katër (54) ngasës.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të tregojnë kujdes të shtuar me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë. Zero tolerancë ndaj të gjithë drejtuese të motoçikletave, trotinetëve elektrikë, mopedëve dhe mjeteve të tjera të ngjashme të cilët bien ndesh me ligjin për rregullat në trafikun rrugor.





