Në fillim të vitit shkollor, në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” është mbajtur turneu tradicional në futboll të vogël, në të cilin kanë marrë pjesë 20 ekipe të të gjitha gjeneratave.
Turneu është organizuar nga aktivi i Kulturës Fizike dhe Sportit, në përbërje të profesorëve Blerim Shala, Selami Haziri dhe Naser Latifi, të cilët njëkohësisht kanë ndarë edhe drejtësinë në ndeshjet e zhvilluara.
Pas ndeshjeve shumë të pëlqyeshme, ku ekipet ishin të ndara në dy grupe, ndërrim i paradites dhe pasdites, në finale janë ballafaquar paralelja X-të përballë paraleles XII-8. Ndeshja është zhvilluar në kohëzgjatje dy herë nga dhjetë minuta dhe pas një loje tejet të pëlqyeshme dhe tejet interesante fituese doli paralelja XII-9, e cila ngadhënjeu me rezultat 2:1.
Në ditët në vijim do të organizohet ndarja e medaljeve dhe mirënjohjeve për ekipet finaliste.

Paralelja XII-9, fituese e turneut në futboll të vogël

Paralelja X-7, finaliste e turneut në futboll të vogël





