Në Gjimnazin Natyror ,,Xhavit Ahmeti” janë ndarë medalje e mirënjohje për fituesit e turneut në futboll të vogël, në të cilin kanë marrë pjesë mbi 20 ekipe. Ky turne ishte organizuar falë angazhimit të aktivit të profesorëve të Kulturës Fizike dhe Sportit, Blerim Shala, Selami Haziri dhe Naser Latifi.

Medaljet dhe mirënjohjet për ekipin fitues, paralelen XII-9 i ka ndarë drejtori i shkollës Bekim Mustafa, i cili ka përgëzuar këtë ekip, duke i uruar suksese edhe në të ardhmen.

Në ndërrimin e pasdites, medaljet për ekipin që zuri vendin e parë për klasat e dhjeta dhe të dytin në nivel shkolle i ka ndarë zëvendësdrejtori Agim Asllani, i cili i ka uruar për lojtarët e treguara, për disiplinën dhe frymën sportive që kanë treguar. /kryelajmi.com/.



