AGJENDA E TAKIMIT TË ENIGMATËVE TË KOSOVËS
Motoja e takimit:
“Enigmatika na bashkon!”
Gjilan, 24 tetor 2026
Data: E shtunë, 24 tetor 2026
Vendi: Biblioteka e Qytetit, Gjilan
Ora: 11:00
Organizator: ShE „Ndre Mjeda” – Gjilan
Të nderuar enigmatë dhe dashamirë të enigmatikës shqiptare,
Në kuadër të Takimeve – Garave të Enigmatëve të Kosovës, në Gjilan do të mirëpriten enigmatë nga të gjitha trojet shqiptare, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit, shkëmbimit të përvojave dhe avancimit të krijimtarisë enigmatike shqiptare.
PROGRAMI I TAKIMIT
Ora 11:00 – 11:30 | Mirëseardhja dhe pritja e pjesëmarrësve
Pritja e enigmatëve dhe mysafirëve nga të gjitha trojet shqiptare.
Regjistrimi dhe përshëndetjet e para ndërmjet pjesëmarrësve.
Ora 11:30 – 12:30 – Hapja zyrtare e Takimit të Enigmatëve të Kosovës, e bënë, Shemsedin Kryeziu, Kryetar i ShE “Ndre Mjeda”.
Tryezë e përbashkët për enigmatikën shqiptare
Temat e diskutimit:
Gjendja aktuale dhe perspektiva e enigmatikës shqiptare.
Roli i revistave enigmatike dhe i krijuesve në zhvillimin e kësaj fushe.
Format e organizimit të takimeve të ardhshme të enigmatëve shqiptarë.
Mundësitë e themelimit dhe fuqizimit të organizimeve të përbashkëta të enigmatëve.
Ora 13:30 – 14:30 | Dreka e përbashkët
Drekë për pjesëmarrësit, në shenjë miqësie, bashkëpunimi dhe respekti të ndërsjellë.
Është paraparë poashtu edhe një garë argëtuese me fjalë në zgjidhjen e sajë gjatë drekës.
Së fundmi, bëhet shpallja dhe vlerësimi i krijimeve më të mira në garën e sajimit të fjalëkryqit në formën e Mburojës Magjike për tre vendet e para..
Ndarja e shpërblimeve për krijuesit më të suksesshëm.
Ora 15:00 | Përmbyllja e takimit
Përmbledhja e përshtypjeve dhe e propozimeve të pjesëmarrësve.
Falënderimi për enigmatët, mysafirët dhe të gjithë kontribuuesit.
Përshëndetja deri në takimet e ardhshme.
Organizatori:
Shoqata e Enigmatëve „Ndre Mjeda” – Gjilan
24 tetor 2026, Gjilan




