Libri

SË SHPEJTI DEL NGA SHTYPI LIBRI I PROF. SHEFIK SHKODRËS “DESIVOJCA E KRAHINËS SË GALLAPIT”

SË SHPEJTI DEL NGA SHTYPI LIBRI I PROF. SHEFIK SHKODRËS

                          DESIVOJCA E KRAHINËS SË GALLAPIT

                    të dhëna historike, socio-kulturore e linguistike

                

 

Ky vëllim i këtij libri prej 360 faqe e më tepër është i ndarë në tri pjesë. Shkurt e paraqesim një përmbajtje këtu:

  1. Në pjesën e parë janë paraqitur reliefi, bukuritë dhe pasuritë natyrore të këtij lokaliteti, sipërfaqja tokësore; rritja dhe kultivimi i kafshëve dhe shpezëve shtëpiake. Pasuritë e florës dhe faunës, drunjtë, pemët, kullosat, drithërat, etj. Këtu janë përmendur edhe disa vende të shënuara si për identifikim të minierave sipas gjurmëve të mbetura, etj.

Në këtë pjesë janë numëruar e përmendur edhe lojërat dhe këngët folklorike në ndejat dhe manifestimet e ndryshme, mundësi të vetme për argëtimin e banorëve të këtyre vendeve, të një kohe më herët. Banesat dhe jeta e tyre me veshje dhe ushqim, të gjitha punët janë forcën e krahut nga vetë fshatarët me kafshët e tyre. Që të gjitha kur i lexojmë ngjallin një nostalgji të kohës së kaluar aq të vështirë, por edhe të dashur për atë kohë. Është nostalgjike për ata që i kanë përjetuar dhe është kureshtare për ata që nuk i kanë ditur deri në këtë rast.

  1. Pjesa e dytë shënon historiografi, prej Pellazgëve, Ilirëve e deri të Arbnorë – Shqiptarët. Kthimi i familjeve Shkodra dhe Bujaku në Desivojcë dhe ripopullimi i këtij vendi sërish. Vështirësitë dhe koloriti politik i shoqërisë nëpër etapa historike: në kohën e Turqisë, Serbisë Monarkiste, asaj të pas LDB, deri në shekullin XXI të kësaj epoke.
  2. Pjesa e tretë përfshinë Onomastikën, gjuhën, toponiminë dhe të folmen e ruajtur origjinale në këtë Malësi (edhe në fshatrat përreth) si dhe ndonjë deshifrim i tyre, duke pas marrë emërtime që ishin përshtatur në gjuhën serbe. Këtu mund të gjejmë edhe fjalë e të folme të mjeteve të ndryshme të veglave të punës; të enëve të amvisërisë, të vendeve, që tashmë dikush i ka harruar, dikush tjetër as që i ka ditur, sepse kohët ndryshojnë me teknologjinë e re dhe emrat tjerë… besojmë se do t’u tërheq për ta lexuar, ngase këto shprehje janë edhe nëpër fshatrat tjera përreth…

Ka raste që do të jenë të panjohura për lexuesin, qoftë shprehje e emra të ndryshëm, por edhe nga historia që lidhet me këtë vend.

Në këtë libër kemi edhe tri harta dhe disa fotografi të tjera. Një rezyme në gjuhë frënge.

Për shkak të ekzemplarëve të kufizuar, ne iu ofrojmë mundësinë atyre që paraqiten tash, para se të del libri nga shtypi.

_________________________________________

Të gjithë të interesuarit për ta pasur këtë libër, mund të drejtohen në tel.

049 114 444, te Emrush T. Shkodra, ose imel: [email protected]

si dhe te autori: tel. 044 781 812, ose imel: [email protected]

Çmimi 10 euro.

Prof. Shefik Shkodra

You Might Also Like