Sot, mora besimin për të përfaqësuar Grupin e Grave Deputete, një përgjegjësi që e vlerësoj veçanërisht në mandatin tim të katërt si deputete.
Falënderoj deputetet e Kuvendit të Republikës për besimin e dhënë. Këtë përgjegjësi do ta ushtroj me përkushtim, duke synuar forcimin e bashkëpunimit ndërmjet grave deputete dhe avancimin e çështjeve që lidhen me të drejtat, mundësitë e barabarta dhe përfaqësimin e grave në vendimmarrje.
Besoj se demokracia bëhet më e fortë kur zëri i grave dëgjohet, kontributi i tyre vlerësohet dhe pjesëmarrja e tyre në vendimmarrje shndërrohet në ndikim konkret.
Së bashku, për më shumë barazi, më shumë mundësi dhe një demokraci parlamentare më përfaqësuese.



