Nesër, në “Vjeshtën letrare të Gjilanit”
NË PESHOREN E VLERËSIMEVE LETRARE, VËLLIMI I RI POETIK I NAIME BEQIRAJT, “MOS I KALLXO HARRIMIT”
Veprimtaria e dytë letrare e edicionit të 17-të të manifestimit, “Vjeshta letrare e Gjilanit”, i përkushtohet përmes një vlerësimi letrar, librit më të ri poetik të poetes së mirënjohur, Naime Beqiraj, botuar në maj të këtij viti, nga sh. b. “Koliqi” dhe, i shpallur nga Panairi i Librit “Prishtina 2026”, si libri më i mirë në poezi.
Nisur nga kjo, organizatorët e “Vjeshtës letrare …”, asociacioni alternativ i shkrimtarëve të Kosovës, Ars Clubi “Beqir Musliu” si dhe biblioteka e qytettit, “Fan S. Noli” e Gjilanit, kanë përzgjedhur këtë libër për ta vlerësuar e sheshuar para artdashësve e krijuesve gjatë këtij edicioni.
Për librin do të flasin emra të çmuar nga fusha e kritikës letrare në këto dekadat e fundit, prof. dr. Sarë Gjergji, studiuesi letrar nga Maqedonia e Veriut, Emin Azemi si dhe poeti e kritiku nga krahina e Kosovës Lindore, Nexhat Rexha.
Nën drejtimin e kësaj veprimtarie letrare nga Blinerë Hajdari, poete dhe studiuese e letërsisë, do të deklamojnë poezi nga libri i Naime Beqirajt, Linditë Dushku, Donjetë Kryeziu dhe Elenë Hajdari.
Krijuesve dhe ardashësve të “Vjeshtës letrare …” do t’ju drejtohet me një fjalë dhe vetë poetja, Naime Beqiraj.
(Kurt Rexha)




