Futboll

Gjilani sërish nxirret krejt në fund

Një penalti e realizuar nga Armend Thaqi në minutat shtesë ka bërë që Gjilani të nxjerrë një pikë në ballafaqim me Dukagjinin e Klinës. Vendasit ishin më të mirë në pjesën e parë e mysafirët dominuan tërësisht në të dytën.

Në minutën 29, pas një harkimi nga e majta, topi erdhi në brendi, ku lojtari më shtatshkurtër Zylfiu, gjuajti me kokë dhe qëlloi këndin e epërm të djathtë të portierit Qoriq. Është interesant se edhe kësaj radhe, mbrojtja e Gjilanit qëndroi në tokë, ngase askush nuk u shkëput për të dëbuar topin.

Gjilan pati rast të mirë për të barazuar në minutën 42, kur ka shpërthyer nga e majta Tolaj, ai gjuajti për tokë, kurse topin nga vija e portës e nxori Dallku.

Gjilani e nisi më furishëm pjesëlojën e dytë dhe pas një harkimi të Bajraktarit nga këndi në minutën 50, Limani gjuajti me kokë, por topi për pak shkoi jashtë pingules së djathtë të portës së Dukagjinit.

Këtë ndeshje ka mundur që në minutën 83 ta vendos Stivenson, por gjuajtja e tij me kokë për pak shkoi jashtë portës së Qoriqit. Në minutën 89, Mevlan Zeka, por sërish topi është nxjerrë nga vija e portës nga mbrojtja e Dukagjinit.

Krejt në fund të ndeshjes Sinani ndërhyri nga prapa në Ibrahimin dhe pas shikimit në VAR, gjyqtari dha penalti. Përgjegjësinë për të gjuajtur e mori Armend Thaqi, i cili gjuajti në të djathtë, ku u hodh edhe portieri Haxhihamza, por gjuajtja e tij ishte shumë e saktë dhe në minutën 92 rezultati u barazua në 1:1. Në kohën shtesë Yll Ibrahimi qëlloi shtyllën dhe ndeshja përfundoi pa fitues. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like