Libri

Kryetari Haliti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës “Dom Mikel Tarabulluzi” në Stubëll


Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, mori pjesë sot në përurimin e Bibliotekës “Dom Mikel Tarabulluzi”, në Qendrën Pastorale-Kulturore të Famullisë së Stubllës.
Në fjalën e tij, kryetari Haliti përgëzoi famullitarin Don Fatmir Koliqi për angazhimin në ngritjen e bibliotekës dhe qendrës rinore, si dhe falënderoi këshillin e fshatit dhe të gjithë banorëve të Stubllës për kontributin në të mirë të komunitetit.
Ai vlerësoi figurën dhe kontributin e Dom Mikel Tarabulluzit, mësuesit të shkollës së parë shqipe në Kosovë, duke theksuar se biblioteka që mban emrin e tij përbën një vlerë të çmuar për Stubllën, Komunën e Vitisë dhe mbarë Kosovën.
Me këtë rast, kryetari Haliti nderoi me mirënjohje z. Oliver Pera për kontributin e çmuar financiar në realizimin e bibliotekës, në shërbim të dijes, kulturës dhe edukimit të brezave.Aziz Zuka

You Might Also Like