Është ndarë nga jeta veterani i arsimit në Gjilan, Raif Rexhepi.
Një dedikim prekës i ka bërë ish-kolegu i tij, Xhevat Latifi, duke thënë se dekada të tëra dha nga vetja, me përkushtim e altruizëm, në shërbim të arsimit.
Postimi i plotë:
Iku edhe një nga veteranët e arsimit në Gjilan, i mbushur urtësi, mirësi dhe dashuri të sinqertë për njeriun.
Dekada të tëra dha nga vetja, me përkushtim e altruizëm, në shërbim të arsimit. E sikur të mos mjaftonte kjo, ai kishte dhuruar gjak më shumë se 100 herë.
E bekuar kjo tokë me urtësinë e mësuesit dhe njeriun që njoha!
Lamtumirë, Raif!
U prehsh në paqe!




