Arti pamor

Në Galerinë e Arteve në Gjilan u hap ekspozita “Zgjatur” e artistes pamore Renea Begolli

Mbrëmë në Galerinë e Arteve në Gjilan u hap ekspozita “Zgjatur”.
Përmes punës kreative të artistes Renea Begolli dhe kurimit të Anyla Kabashit, kjo ekspozitë na fton të reflektojmë mbi qytetin tonë, ndryshimet që sjell ndërtimi dhe marrëdhënien tonë me natyrën.
“Si Komunë e Gjilanit, përmes Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, jemi të lumtur që mbështesim projekte të tilla artistike që pasurojnë jetën kulturore të qytetit tonë”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, që ka ftuar të gjithë qytetarët dhe artdashësit ta vizitojnë këtë ekspozitë, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 24 nëntor.

You Might Also Like