Bashkim Isufi
Në shumë rrugë të qytetit po vërehet zvogëlimi i hapësirave të trotuareve, e në disa raste edhe eliminimi i tyre i plotë, duke u krijuar hapësirë parkingjeve për automjete.
Gjithçka mund të arsyetohet, por mungesa e trotuarit në një rrugë brenda qytetit, e cila konsiderohet zonë e urbanizuar, është vështirë të arsyetohet.
Në rrugën “Demush Mustafa” në Gjilan, eliminimi i plotë i trotuarit ngre një pyetje thelbësore: a po i japim përparësi hapësirës për automjete, duke lënë anash të drejtën e këmbësorëve për lëvizje të sigurt?
Zhvillimi urban duhet të jetë i harmonizuar, duke garantuar jo vetëm hapësira për ndërtime dhe parkingje, por edhe hapësira publike, trotuare dhe kushte të sigurta për lëvizjen e këmbësorëve.




