Futboll

Morina: Me këtë kombinim të ekipit besoj se e kemi mbërri maksimumin

Arbnor Morina, që po përballet me mungesa të shumta në ekipin e tij, do të jetë më i qetë pas ditës së sotme, ngase hiq lojës për kupë, nuk do  të ketë ndeshje deri në pranverë, kur do të mund të ktheheshin lojtarët e lënduar.

“U luajt një lojë me muskuj edhe në këso kushte u pa një temp e lartë e lojës, pati kombinatorikë e pati aksione, të cilat nuk u konkretizuan. Kemi pretendime edhe për disa gjëra të tjera, por rezultati 0:0 në këto kushte është i kapshëm për të dy ekipet.  Edhe Drita edhe Gjilani luajnë lojë teknike, mirëpo në këto kushte teknika mbeti në plan të dytë. Gjithmonë hymë në lojë për të mbërri maksimumin, por me këtë kombinim të ekipit besoj se e kemi mbërri maksimumin”, tha Arbnor Morina, kryetrajner i Gjilanit.

You Might Also Like