Viti

Paknaqësi me punën e kryetarit të OVL të UCK-së të Vitisë, japin dorëheqje 6 anëtarë të kryesisë

Në shenjë paknaqësie me punën e kryetarit të kësaj Shoqatës së OVL të UCK-së dega në Viti, Avdyl Bajramit, nënkryetari I kësaj Shoqate Sabedin Ilazi dhe 5 anëtarë të Kryesisë së degës së OVL-së UÇK-së në Viti, kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre të deritanishme në këtë shoqatë. Në mesin e të dorhequrve është edhe nënkryetari I kësaj shoqate Sabedin Ilazi I cili ka dhënë dorëheqje nga detyra e nënkryetarit të i kryesisë. Që të gjithë këta të dorhequr kaanë njoftuar opinionin përmes një deklaratë me shkrim që këta të fundit i kanë dërguar mjeteve të informimi, ku kanë bërë të ditura arsyet e dorëheqjes duke thënë se janë të pakënaqur me udhëheqjen e kryetarit të degës së OVL të UÇKsë në Viti, Abdyl Bajrami.Në këtë deklaratë që është nënshkruaar nga 6 anatarët e kryesisë , Sabedin Ilazi,ERexhep ajeti, Metush Sahiti, Selver Haxhiu,Xhemil Sadiku dhe Zymri Ismajli, veq tjerash ata kanë shkruar: “ Avdyl Bajrami, si kryetar I OVL të UCK-së në Viti, ka përçarë veteranët, veturën e organizatës e ka shfrytëzuar për interesat e personale, dhe pa i dhënë llogari kryesisë, mos llogaridhënia për të hyrat dhe të dalurat e mjeteve financiare në shoqatë, mos mbajta e mbledhjeve të kryesisë së degës, për të shqyrtuar problemet dhe interesat e veteranëve dhe organizatës për 15 muaj me radhë në kryesi e as në këshillin e përgjithshëm”, thuhet në deklaratën e tyre. Aziz Zuka

You Might Also Like