Futboll

FC Drita sjellë një azerbajxhanas

Klubi i Futbollit Drita nga Gjilani ka sjellë risi në ekip, duke arritur marrëveshje me futbollistin nga Azerbajxhani Amit Guluzade. Ky futbollist është një mesfushorë, i lindur në kryeqytetin e Azarbajxhanit në Baku. Ai është i lindur në vitin 1992 dha ka një karrierë të pasur në shumë vende si në Azerbejxhan, Turqi, Portugali dhe Greqi, Amit do t’ju bashkohet ekipit në fazën pregaditore gjatë kësaj jave.
Marrëveshja në mes lojtarit dhe klubit është arritur sot në Selanik të Greqisë, dhe është nënshkruar nga Drejtori Sportiv i klubit Fisnik Kërqeli, lojtari dhe menaxheri i lojtarit.

Amit Sevindik oglu Guluzade, i lindur në Baku, fillimisht kishte luajtur për  Neftchi Baku ekipin e juniorëve para se të kalojë në ekipin e parë. Më pas karrierën e kishte vazhduar në Erciyesspor në Turqi ku kishte nënshkruar kontratë dyvjeçare. Më 2012 kishte kaluar në Ravan Baku, kurse më 2013 në Gabala, kurse më 2014 në Atlético CP për t’u rikthyer sërish në Azarbajxhan në ekipin Sumgayit FK për të vazhduar në Superligën Greke në AEL.

You Might Also Like