Futboll

Dritën e pret sfida më e vështirë këtë të diele

FC Drita nuk di për humbje në këtë kampionat. Humbje nuk ka përjetuar as Ballkani, i cili sivjet me plot sukses po lufton në dy fronte, në Superligë dhe në Europa Conference League. Pikërisht këto dy ekipe do të ndeshen këtë të diele në Stadiumin e Qytetit në Drenas, ku pritet një duel i zjarrtë në mes të dy ekipeve më të mira në vend.

Drita këtë stinor po luan një lojë tejet ofensive, po shënon shumë, por edhe po pranon gola, derisa Ballkani po shënon fitore, por është shumë racional, ngase me pak shënime po i fiton ndeshjet, ngase një gol po u mjafton për fitore.

Këto të dhëna e bëjnë këtë ndeshje shumë interesante. Drita në xhiron e kaluar e dërmoi Llapin, duke e mundur me rezultat 4:0, derisa edhe Ballkani shënoi një fitore ndaj Prishtinës me rezultat të ngushtë 1:0.

Ndeshja ndërmjet Ballkanit dhe Dritës do të zhvillohet të dielën me fillim në ora 15, në Stadiumin e Drenasit.

You Might Also Like