ARSIMI

Në Gjimnazin Natyror ‘Xhavit Ahmeti’ në Gjilan është mbajtur trajnim për të Drejtat e Njeriut

 
Në Gjimnazin Natyror ‘Xhavit Ahmeti’ në Gjilan është mbajtur trajnim për të Drejtat e Njeriut, respektivisht për komunitetin LGBTI në komunën e Gjilanit. Ensar Shaqiri, thotë se për këtë trajnim ka mbretëruar një interesim shumë i madh dhe në të ka pasur shumë pjesëmarrës. Pos nxënësve nga Gjimnaz Natyror, në këtë trajnim ka pasur edhe shumë nxënës nga shkolla të tjera.
Ky trajnim ësgrë udhëhequr në mënyrë profesionale nga pjestarë të organizatëës, kurse në të janë debatuar edhe mospajtimet që kanë nxënësit në lidhje me të drejtat e njeriut dhe pjesëmarrësit kanë përfituar nga ky trajnim dhe kanë pasur mundësinë që të mësojnë shumë gjëra të reja në lidhje me të drejtat e njeriut.
Shaqiri ka falënderuar KYC – Këshillin Rinor Kosovar për bashkëpunim me CEL-in – Center for Equalitz and Liberty që kanë mundësuar këtë trajnim dhe kanë zgjedhur komunën e Gjilanit.

You Might Also Like