Futboll

Vllaznia i afrohet zonës së barazhit

Vllaznia e Pozharanit dukshëm i ka shtuar gjasat për mbijetesë në Superligën e Kosovës në futboll, ngase në dy xhirot e fundit ia ka dalë që të marrë katër pikë dhe ndonëse ende është në fund të tabelës, ajo i është ofruar dy ekipeve të tjera Besës dhe Flamurtarit.

Vllaznia këtë të hënë ka shënuar fitore me Besën e Pejës dhe tashti mëton që të arrijë edhe fitore të tjera për të siguruar së paku ndeshjen e barazhit.

Ndeshja që është luajtur në Ferizaj, ku Vllaznia ishte vendase ka përfunduar me rezultat 1:0 me golin që e ka shënuar Mensur Livoreka në minutën 85.

Në ndeshjen e radhës, Vllaznia do të përballet me Gjilanin, ekip me të cilin në ndeshjen e vjeshtës kishte luajtur baras me rezultat 0:0.

 

You Might Also Like