Futboll

Skifterët në numër u nisën për Gjakovë

Skifterët, adhuruesit më të flaktë të Gjilanit, në numër të konsiderueshëm janë nisur për në Gjakovë, ku ekipi i tyre i zemrës KF Gjilani do të përballet me Vllaznimin e Gjakovës, në ndeshjen që e ka vlerën të jesh e a të mos jesh në garat e barazhit.

Gjilani që ka dy pikë më shumë se Vllaznimi i Gjakovës, do të duhej që së paku të mos humb, derisa për Vllaznimin e Gjakovës cdo rezultat tjetër pos fitores do të thoshte se ata janë pjesë e barazhit.

Në kampionatin e Kosovës, dy pozitat e fundit në mënyrë direkte dërgojnë në rang më të ultë garash dhe Vllaznia e Pozharanit dhe Besa e Pejës nuk mundën t’i shmangen këtyre dy pozitave. Një çift i barazhit tashmë dihet, do të luhet përballja Vushtrria – Flamurtari, derisa Ferizaj pret kundërshtarin nga ballafaqimi Vllaznimi – Gjilani.

Ndeshja Vllaznimi – Gjilani luhet këtë të shtunë me fillim në ora 16.

You Might Also Like