LAJME

Banorët e Malishevës së Gjilanit kanë ftuar për iftar të gjithë banorët e Pozharanit!

Dje para Namazit të Xhumasë banorët e Pozharanit ishin befasur shumë për të mire, me një ftesë publike që u kishte ardhur nga banorët e Malishevës së Gjilanit.Në Xhaminë e Pozharanit nëpēr mes Imamit Muhamet Zukës i ështe bërë ftesē publike, qytetarëve të Pozharanit, që të marrin pjesē në Iftarin që do të organizohet nga qytetarët e Malishevës së Gjilanit.Iftari për ta do të organizohët sot nga ora 19,00 dhe se këtë malishevasit e bëjnë në shenjë mirënjohje për pozharanasit të cilët para 19 viteve gjatë luftës në Kosovë i  patën haapur dyert dhe zemrat për të gjithë banorët e malishevës të cilët ishin dëbuar nga vatrat e tyre me dhunë nga policia,ushtria dhe paramilitarët serbë.

Nisja nga Pozharani për Malishevë bëhet nga Xhamia e Pozharanit këtë të dielë nē ora 19:00.

E Mikēpritja bëhet në shenjē rrespekti për strehimin dhe mikëpritjen gjatë luftës së vitit 1999. Kujtojmë se aso kohe pozharanasit kishin hapur dyert dhe zemrat e tyre për t’i u bërë strehim vëllëzērve dhe motērave tē tyre nga Malisheva e Gjilanit./Aziz Zuka

You Might Also Like