4 qershor 2018 – Pas samitit të suksesshëm të Sofjes, në Varshavë të Polonisë, po mbahet takimi i rregullt i asamblesë politike të Partive Popullore Evropiane, ku Kosova përfaqësohet nga nënkryetari i LDK-së, z. Lutfi Haziri.
Sundimi i ligjit, liberalizimi vizave dhe dialogu me fqinjtë – mbetet fokusi kryesor i shteteve evropiane në raport me Kosovën.
LDK, si partia më e madhe në Kosovë dhe si lidere e opozitës, po angazhohet me tërë kapacitetet që Kosova të jetë përfituese në këta mekanizma, si dhe për marrjen e datës për liberalizim, përkundër faktit që partitë qeverisëse po dërgojnë sinjale shumë negative në Bruksel sa i përket përmbushjes së obligimeve.