Viti

Në 550-vjetorin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit ”Skënderbeut” u zhvillua shtegu i motoristëve nga Letnica deri në Krujë

Në 550 vjetorin e Gjergj Kastriotit “Skënderbeut”, të dje është organizuar një aktivitet i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Viti, me që rast u zhvillua shtegu i motoristëve në një destinacion , duke filluar nga Letnica në Krujë dhe anasjelltas.

Shtegu ka nisur diku rreth orës 9:00 nga Letnica, konkretisht vendi ku Gonxhe Bojaxhiu – “Nëna Terezë”, kishte filluar misionin e saj të paqes dhe dashurisë në botë.

Në agjendën e këtij shtegu ishte edhe vizita në Prizren tek shtëpia ku është mbajtur Lidhja e Prizrenit, e për të vazhduar në Krujë, tek Muzeut kombëtar i Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Krujë .

Për t’iu uruar rrugë të mbarë, në nisjen e motoristëve në qendër të qytetit të Vitisë ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, i cili mes tjerash përgëzoi organizatorët për këtë aktivitet, si dhe falënderoi gjithë pjesëmarrësit e shtegut që i janë përgjigjur pozitivisht këtij organizimi të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit ishte bërë në bashkëpunim të ngushtë me Klubin e motoristëve “Kastriotët nga Ferizaj”, të cilëve i’u bashkëngjiten edhe Brigada 123 e motoristëve të Suharekës, si dhe ata të Shqipërisë. Shtegu i motoristëve, u cilësua si një nga aktivitetet më të organizuara dhe për këtë, një vend meritor për organizim të mirë ishte koordinimi i Policisë së Kosovës që përcolli në çdo hap shtegun, duke bërë sigurimin e rrugës.

Të theksojmë se i gjithë ky rrugëtim i motoristëve u përcollë nga ekipi i Shtëpisë së Shëndetit në Viti me autoambulancë, ku edhe pati një intervenim të një motoristi me të mbërritur në Krujë./ Aziz Zuka

You Might Also Like