OPINION

Mos i denigroni çlirimtarët e Luginës së Preshevës

Këto ditë jemi dëshmitar të një fushate të papastër ndaj luftëtarëve të lirisë në emër të fyerjes së listave të veteranëve apo siç i ka shpallur prokuroria “veteranë të rrejshëm”. Nuk do të hy në punët e prokurorisë por do të thoja se pjesa e Luginës së Preshevës kanë qenë pjesë aktive edhe në Kosovë në luftën çlirimtare pa theksuar angazhimin e tyre në UÇPMB. Andaj prekja në sedër e tyre për kinse mashtrim që nuk përjashtohet të ketë raste paraqet mos respekt të vlerave çlirimtare dhe angazhim permanent të tyre në shtetësinë e Kosovës. Në këto momente kur kemi turbulencë me listat e përmendura dhe kur është një luftë e paparë ndaj veteranëve duhet të sillemi konform ligjeve të Kosovës deri në përfundim të vendimit të gjykatave Lugina sit për aq sa jemi ne çlirimtar janë edhe atë pjesë e jona. Nuk e kemi atë të drejtë të luajmë me ndjenjat njerëzore dhe përpjekjet e tyre çlirimtare. Përndryshe do u mallkoj gjaku dhe djersa e tyre. Izmi Zeka.

You Might Also Like