Futboll

Gjilani kthehet i pamposhtur nga Prishtina

Gjilani ia ka dalë që të nxjerrë një pikë në ballafaqim me Flamurtarin në ndeshjen që është zhvilluar në Stadiumin “Xhemajl Ibishi” në Prishtinë.

Të parët në epërsi kanë ardhur lojtarët e Flamurtarit, kur pas një sulmi ka realizuar Alban Shillova. Krejt kjo ka ndodhur në minutën e 6, kurse goli i Shillovës mund të konsiderohet tejet i dyshimtë, ngase ai u arrit nga një pozitë jashtë loje.

Pasi ka pranuar gol, Gjilani është treguar më i rrezikshëm edhe atë nga ndërprerjet dhe pikërisht nga një e tillë ia ka dalë të shënojë. Pas një harkimi të Nikës nga e djathta në minutën e 40, në brendi të portës vendase është gjetur më së miri lojtari shtatshkurtër Trevis Caesar, i cili ka qëlluar topin me kokë dhe e ka dërguar atë në këndin e epërm të majtë të portës vendase.

Në pjesën e dytë të dy ekipet kanë patur raste të mira shënimi, sidmos për Flamurtarinb rast të mirë pati Shillova që gjuajti nga afërsia, por që Kaqiu ndali gjuajtjen e tij, kurse edhe Perez i Gjilanit pati rast të mirë, por nuk ia doli të shënojë.

Në fund doli që rezultati më real ishte ai baras, Flamurtari – Gjilani 1:1.

Në ndeshjen e ardhshme, Gjilani prêt Lirinë në fushë të vet.

You Might Also Like