Futboll

Stadiumi i Vllaznisë në Pozharan ka mbetur në gjendje të rëndë

Në mëshirën e askujt, ka mbetur stadiumi i futbollit “Ibrahim Kurteshi” në Pozharan. Është e gërditshme nëse tani futesh në stadium.

Para rreth dy vitesh komuna e Vitisë, konkretisht njeriu I parë I kësaj komune Sokol Haliti, pati premtuar se ky stadium që është më i vjetri në këtë komunë, do të rinovohet dhe do të ketë zhveshtore moderne, tribuna si dhe fushë  me barë sintetik.

Por ky projekt ende nuk u realizua edhe pse ishin paraparë që të  investohen rreth 412. mijë euro. Ky premtim i gëzoi pa masë qytetarët e këtij lokaliteti duke shpresuar se me në fund KF Vllaznia, një ekip I formuar para 46 viteve I cili ishte një vit edhe në Supërligën e Kosovës në edicionin 2017/18 por, që fatkeqësisht në mungesë të stadiumit të gjitha ndeshjet iu dasht ti zhvilloi si mysafir dhe si pasojë edhe iu desh të bie nga ky rang garash pas një viti.

 

Vllaznia mori edhe një “goditje” të rëndë pikërisht nga komunarët

 

C është e verteta  Vllaznisë iu “grabit” në mënyrë tinzare dhe me  mashtrim, edhe një fushë sportive që i takonte asaj, si projekt I UEFA ku  mjetet e ndara nga ajo   FFK-ja dhe Ministria për kulturë rini dhe sport e Kosovës iu ndau mjete  për ndërtimin e fushave ndihmëse për 12 ekipe të Superligës e ku bënte pjesë edhe Vllaznia.

Por shih absurdin  dhe skandalin dhe padrejtësinë që iu bë Vllaznisë nga institucionet komunale, ata këtë fushë e zhvendosën të ndërtohet në Sadovinë me një vendim manipulues të këshilltarëve komunalë dhe me shumicë votash Kuvendi I manipuluar vendosi që  kjo fushë me pretekst absurd se në Pozharan dhe rrethinë nuk ka hapësira publike për të ndërtuar fushën ndihmese kësaj fushe ndihmese iu ndrru lokacioni dhe ajo u ndërtua në një fshat të kësaj komune në Sadovinë të Jerlive rreth 12 kilometra larg Pozharanit  e në këtë mënyrë Vllaznia edhe njëherë u goditë rëndë nga komunarët!

 

 Fusha ndihmëse që I takonte Vllaznisë u përurua kohë më parë pa u pranua teknikisht nga komisioni përkatës  edhe pse nuk ka uje,kanalizim banjo dhe toalete në zhveshtore!

 

Fusha ndihmëse e futbollit e dedikuar për skuadër e Vllaznisë kohë më parë u përurua dhe në përurimin e saj ishte organizuar edhe një ceremoni me që rast merrnin pjesë mysafir nga FFK-ja,Ministria e Sportit,komuna e Vitisë etj ku edhe nuk mungoi edhe ndarja e mirënjohjeve nga kryetari Haliti për ata të cilët “kontribuan” për ndërtimin e kësaj fushe. Por më von doli edhe një anomali dhe absurditet!. Fusha e sportit e cila me vendim të FFK-së është pronë e Vllaznisë, ishte përuruar edhe pse e njëjta nuk ishte pranuar teknikisht nga komisioni përkatës përpranim teknik të Fushës. Doli se tani edhe kjo fushë nuk mundë të shfrytëzohet nga Vllaznia për zhvillimin e ndeshjeve sepse objekti I zhveshtores nuk ka të rregulluar banjot,toaletet si dhe nuk ka kanalizim !!!!Kështu Vllaznia mbeti edhe pse kishe dy terrene për zhvillim të lojës aktualisht as njëra e as tjetra nuk I plotësojë kushtet për zhvillim të l ndeshjeve kampionale!

Por edhe rrethojat kanë nisë të dëmtohen nga persona të pandërgjegjshëm. Por t’i kthehemi edhe një herë stadiumit më të vjetër të komunës “Ibrahim Kurteshi”.

Në stadium i cili kishte nis të rinovohet në muajin maj të vitit të kaluar 2018,nuk është punuar asgjë pos të një objekti  të zhveshtores, i cili është ndërtuar dhe në te është vënë kulmi dhe dyert dhe dritaret e asgjë më shumë. Aty  janë ndërprerë punimet nga punëkryersi  që nga muaji maj I këtij viti dhe tani askush nuk lëviz në drejtim të rregullimit të fushës.

 

Për këtë gjendje të mjerueshme në të ciilin gjendet stadiumi në Pozharan, kanë treguar dhe  kanë shprehë shqetësimet e tyre pos udhëheqësisë së klubit edhe  Tifo grupi I Vllaznisë Ultras tigrat të  cilët tashmë janë duke u përgatit që të organizojnë protestë para komunës së Vitisë  dhe kabinetit të kryetarit dhe thonë se janë shumë të mllefosur se si është e munduar që komuna e Vitisë me në krye Sokol Halitin të  mos i realizon premtimet e dhëna para  rreth 3 vitesh  dhe me kapricinë e tij madje në çdo mënyrë  është duke e dëmtuar klubin pozharanas .

Tifo grupi “”Ultras Tigrat””, madje kanë edhe një pyetje dhe kërkojnë përgjigje:  nga I morri  Haliti paratë për ndërtimin e tribunave si dhe për  të shtruar fushën e sporteve të vogla në Beguncë më materijal gome dhe shumë të shtrenjtë  edhe pse kjo fushë shfrytëzohet vetëm një herë në vit dhe atë kur festohet 2.Korriku  e edhe fushën e sporteve të vogla  në fshatin Gjylekar e ka bërë me tribuna dhe me karrige plastike, kurse Vllaznia po përballet  problem të shumta të cilat kërkojnë zgjidhje urgjente. Aziz Zuka

You Might Also Like