Një serb i komunës së Dardanës ka tentuar të bëjë vetëvrasje e në lidhje me këtë tentim të tij Policia e Kosovës është njoftuar nëpërmjet rrugëve operative.
Siç ka theksuar togeri Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, patrullat policore nga Dardana me urgjencë i janë përgjigjur rastit duke dalë në vendin e ngjarjes. Është takuar personin i dyshimtë, i cili ka pasur me veti një pushkë automatike AK-47, prodhim Jugosllav, si dhe 19 (nëntëmbëdhjetë) copë fishek, të cilat janë konfiskuar nga ana e policisë.
I njëjti është arrestuar dhe është dërguar fillimisht në qendrën e mjekësisë familjare në Dardanë pasi qe gjendja e tij shëndetësore nuk dukej mirë. Nga mjeku është udhëzuar qe personi të shkoj në spitalin e psikiatrisë në Gjilan.
I dyshuari gjatë intervistimit ka treguar se posedon edhe municiom tjetër, ku njësiti i hetimeve ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit ku kanë gjetur dhe konfiskuar 4 karikator si dhe 267 copë fishek tjerë të paketuar.
Me vendim të prokurorit të shtetit, rasti i referohet gjykatës në procedurë të rregullt dhe i dyshuari është dërguar në repartin e psikiatrisë në Gjilan për trajtim mjekësorë.