-Këshilltarët komunal në seancën e sotme, miratuan propozim vendimin për bashkëpunimin ndërkomunal të qëndrueshëm me Komunën e Kirchhain të Gjermanisë si dhe draft Planin e punës për vitin 2019 të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.
Këshilltarët e Kuvendit komunal të Viti, edhe në takimin e parë për këtë vit para vetës kanë patur në shqyrtim dhe miratim një rendë të ngjeshur të pikave të punës e në mesin e ktyre pikave të rendit të ditës e që zgjoi interesim për debat si nga kuvendarët e pozitës ashtu edhe të opozitës ishte edhe raporti i punës së kryetarit të komunës Sokol Haliti, për periudhën janar-qershor 2018 i cili u shpalos në vija të trasha para këshilltarëve komunal nga kryetari Haliti edhe edhe përmes sllajteve dhe ishte një materjal gjithpërfshirës dhe mjaft konciz me të dhëna
të plota për punën që është bërë nga njeriu i parë i komunës .
Pas paraqitjes së raportit nga ana e kryetarit Haliti, këshilltarët parashtruan një varg pyetjesh që kishin të bënin kryesisht me projektet e vitit të kaluar duke potencuar edhe disa vrejtje të dhënë nga kshiltarët opozitar për sipas tyre disa lshime dhe punë jo edhe të mira në realizimin e projekteve që ishin premtuar gjatë fushatës zgjedhore.
Pika të tjera për këtë seancë e të cilat u miratuan nga këshilltarët, ishin edhe propozim vendimi për ndryshim plotësimin e vendimit nr. 01-410/03-538 të datës 05.06.2018 për formimin e komiteteve konsultative, propozim vendimi për caktimin e orarit të mbajtjeve të takimeve të kuvendit të komunës së Vitisë, propozim vendimi për bashkëpunimin ndër komunal të qëndrueshëm me Komunën e Kirchhain, si dhe draft Plani i punës për vitin 2019 i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.
Krahas këtyre pikave, ndër to si pikë shtesë ishte edhe propozim vendimi për ndryshim plotësimin e vendimit Nr.01-410/03-538 të datës 05.06.2018,
për formimin e komiteteve konsultative. Në këtë seancë u dha edhe një informatë mbi punën e komiteteve funksionale për vitin 2018.Aziz Zuka