Gjilan

Plani Zhillimor Komunal përcaktues se si do të duket Gjilani në të ardhmen

Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” në debatin e radhës ka trajtuar Planin Zhvillimor Komunal dhe Hartat Zonale, i cili dokument shihet si shumë i dobishëm për një periudhë 8 vjeçare. Tema e debatit i ka bërë bashkë pushtetin komunal në njërën anë dhe ekspertë, bizneset, shoqërinë civile në anën tjetër. Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” në debatin e radhës ka trajtuar Planin Zhvillimor Komunal dhe Hartat Zonale, i cili dokument shihet si shumë i dobishëm për një periudhë 8- vjeçare.

Arbër Ismajli nënkryetar i komunës tha se PZHVK dhe Harta Zonale po punohet ne grupe të ndryshme. “Qëllimi primar i joni është që të inkorporohen grupe të ndryshme duke përfshirë, biznese, ekspert të kësaj fushe shoqëria civile. Ka trende të ndërtimit të nalt, por ne nuk punojmë në bazë të tekeve, por në bazë të ekspertizave profesionale. Kemi interesim të madh të qytetarëve dhe kjo na gëzon shumë se në të ardhmen Gjilani vërtet ka mundësi ta ketë një dokument bazik me kritere evropiane” tha Ismajli.

Kurse, Bekim Bajrami drejtor i urbanizmit tha se është e kontraktuar firma që merret me projektin e PZHK. “Komuna e ka krijuar një strategji që Gjilani të zhvillohet në 8 vitet e ardhshme dhe jemi të interesuar që të marrim idetë rreth planit zhvillimor komunal sepse pari ka pasur pengesa dhe dobësi. Debatet kanë përcjell të gjithë qytetin dhe kërkesat kryesore i janë referuar ndërtimit, janë mbajtur 23 debate me qytetar dhe kemi marr edhe kërkesa tjera: tha Bajrami.

Bekim bajrami tha se PZHK dhe hartat zonale janë të një rëndësie të veçantë për Komunën e Gjilanit dhe po përpiqemi që ti marrim të gjitha idetë e mundshme dhe të dëgjojmë zërat e të gjitha kategorive.

Habib Mahmuti menaxher në zyrën e projekteve dhe është bërë një punë e mirë në hartimin e këtyre planeve.

Muhamet Sadriu ekspert tha se na hartimin e këtyre planeve dhe projekteve e sidomos tek hartat zonale duhet të përfshihen ekspert, shoqëria civile, gjeograf, psikolog. “Ndërtimi është pjesa që bije në sy dhe jemi të interesuar që Gjilani të ketë plane evropiane urbanistike” tha Sadriu.

Shemsedin Elezi këshilltar komunal tha se jemi të kënaqur me pjesëmarrjen e qytetarëve.

Shaban Terziu tha se qendra e qytetit duhet të ndryshohet dhe të investohet më shumë në nënkalim tek “Thimi Mitko”.

Naser Sylejmani ekspert tha se duhet të bëhet një vlerësim i planit të mëhershëm. “Harta zonale është dokument i ri dhe është një përparësi e mirë” tha ai.

Arbër Ismajli tha se edhe komuna ka përgjegjësi në rastin e kamionit sepse ka mangësi në rregulloren e cila nuk e definon qartë qarkullimin e automjeteve të rënda në qytet.

Sevdije Maliqi Hyseni tha se është e çuditshme pse qytetarët hezitojnë të marrin pjesë në debatet rreth planit zhvillimor komunal i cili është dokument bazik.

Fadil Sherifi nga drejtoria e urbanizmit në mënyrë praktike ka bërë prezantimin e PZHK dhe tha se profilizimi i qytetit duhet të merret parasysh.

Shqipërim Ahmeti ekspert tha se debati me qytetar ka avantazhet pozitive sepse na mësojnë për nevojat që kanë qytetarët. “Avantazhi i dytë e mundëson implementimin me sukses të planit dhe avantazhi i tretë na mëson se disa kërkesa ose dëshira janë të parealizueshme” tha ai.

Bekim Bajrami duke u përgjigjur në interesimet e pjesëmarrësve tha se gjendja ekzistuese është me rëndësi sepse planet rregulluese vështirë të realizohen. “Duhet t`i përshtatemi gjendjes ekzistuese dhe se po i kushtohet rëndësi pikave për intervenim në trafikun”.

Sevdije Maliqi tha se edhe ne kemi qenë për skenarin e decentralizimit, por duhet të ekzistojnë disa parametra të numrit të banorëve.

Në debat ka folur edhe Arlinda Rushaj nga kompania e cila është duke e bërë incizimin dhe hartimin e planit zhvillimor komunal.

You Might Also Like