Një gol në minutën 90 i ka mjaftuar Prishtinës që të mund Gjilanin e përgjysmuar, kurse pas përfundimit të ndeshjes Gjilani pati shumë vërejtje në adresë të gjyqtarit Qaka, i cili sipas gjilanasëve në pjesën e parë nuk dha dy penalti për Gjilanin, ndërkohë që në pjesëlojën e dytë tek goli vendimtar pa të drejtë dhe gjuajtje dënimi për Prishtinën, e cila sipas tyre nuk kishte egzistuar fare.
Gjilani kishte përgatitur asisoj lojën, që qysh në fillim bëri me dije se e dëshiron një pikë, kurse Prishtina nuk pati ndonjë lojë të organizuar. Gati e tërë rrjedha e lojës kaloi në këtë mënyrë, pa ndonjë rast të mirë shënimi nga të dy palët. Kur po luhej koha shtesë, kur pas një harkimi nga e djathta Mërgim Pevqeli, me kokë e futi topin në rrjetë.
Me këtë humbje Gjilani ka vështirësuar punët, kurse Prishtina përkohësisht e merr kreun e tabelës.