Futboll

Drita, tri miqësore në Antalia

Skuadrat kosovare kanë filluar të përgatiten për pjesën e mbetur të sezonit në Ipko Superligë.

Kampioni aktual i Kosovës, FC Drita dje ka stërvitur për herë të parë në vitin e ri 2019 dhe së shpejti pritet të startojë edhe me fazën e dytë dhe finale përgatitore para fillimit të kampionatit, shkruan GazetaBlic.

Drita do të udhëtojë në Antalia të Turqisë me 23 janar, ku do ta zhvillojë fazën përgatitore.

Gjatë kohës në Antalia, klubi gjilanas do të luajë disa ndeshje miqësore, të cilat do të jenë testim për gjendjen dhe formën e lojtarëve.

Burime të ‘GazetaBlic‘ mësojnë se klubi i Dritës do të zhvillojë një ndeshje miqësore me klubin e njohur nga Azerbejxhani, Neftçi Baku.

Ky klub është themeluar në vitin 1937 dhe ka fituar tetë tituj të Premier Ligës së Azerbajxhanit, gjashtë Kupa të Azerbajxhanit dhe dy Superkupa.

Skuadra janë në bisedime për të zhvilluar sfida miqësore dhe në ditët e ardhshme klubi i Dritës pritet të zyrtarizojë tre miqësoret që do t’i zhvillojë në Turqi.

Neftçi Baku aktualisht është në vendin e parë në renditjen tabelare të Premierligës së Azerbejxhanit, kurse Drita ka mbyllur fazën e parë të kampionatit në vendin e gjashtë në tabelë.

You Might Also Like