Liridona Bislimi-udhëheqëse e Departamentit për Media dhe Komunikim nga Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra VITI
Njoftimi i djeshëm komunal, për një debat qytetarë, doli të jetë takim i përbashket mes udhëheqësve të këtij subjekti (LDK).
Mund të pretendohet të qendroj brenda komponentëve të një debati të mirëfilltë, por realiteti e nxjerrë në një kuptimësi ose dimension tjetër. Sokol Haliti, dje përpos që i njoftoi vartësit për të “arriturat”, e qeverisjes së tij, ai skajshëm u përkujdesë që ta mbytë-pamundësoi edhe zërin e atyre që ishin kritik, e opozitarëve të tij.
Këshilltarës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! Qendra VITI, Liridona Bislimit, në takimin e djeshëm i’u është pamundësuar fjala, dje qëllimisht ajo është privuar dy herë nga e drejta e fjalës, nga ajo që njeriun e identifkon dhe nxjerrë të pavarur. Kjo metodologji fatkeqësisht është shndërruar në fenomen, dhe tendenca e shtrirjës dhe praktikimit të kësaj metodologjie aspak nuk ka për ta ndalur zërin kritik dhe opozitar, aspak nuk ka për tu shuar zëri argumentues që mund të vie nga kushdo.