Muzikë

Ansambli Gjilani fitues i vendit të -I-rë, në Festivalin tradicional “Këngë Jeho 2019’’ Strugë

 

Në Festivalin tradicional “Këngë Jeho 2019’’ Strugë e diela ishte nata finale e Festivalit të Këngës dhe Valles Shqipe “Këngë Jeho 2019” Strugë.  Ansambli Gjilani u paraqit me valle burimore nga treva jonë dhe kolazh vallesh Kosovare nga grupi i valltarëve ne krye me valltarin e mirënjohur Rifat Idrizi, me Këngë te përzgjedhura nga mjeshtri ynë Murat Ismajlin e aranzhmanet e Prof.Burhan Azizi dhe orkestrës profesioniste, ku interpretuan këngëtarët me një bagazh të jashtëzakonshëm: Qemajl Musliu, Remzi Leka, Nazim Gagica, Adnan Leka, Diana Toska, Besiana Shkodra, Eronitë Qerimi , Meti Maloku dhe Nehat Ferati, Në emër të Ansamblit Gjilani i falënderohemi organizatorit, jurisë profesioanle për vlerësimin, të gjithë pjesëtarëve të Ansamblit për kontributin e pa shoq , gjithashtu faleminderit Komunës së Gjilanit në krye me Kryetarin Lutfi Haziri për mbështetjen për ta realizuar këtë përfaqësim të komunës së Gjilanit,duke shpresuar që ne të ardhmen mbështetja do të jetë edhe më e madhe, për t’i kultivuar dhe ruajtur vlerat e kulturës sonë.

 

 

You Might Also Like