Gjilan

U ndanë nga Nisma, u futën në AAK

Ish- drejtues të Nisma Socialdemokrate, që ditë më parë lanë këtë subjekt politik, i janë bashkuar partisë së Ramush Haradinajt, AAK. Bajram Hasani, ish- Ministër në Qeverinë e Kosovës dhe ish-kryetar i degës së Nisma për Gjilan, ka bërë me dije se që nga sot, bashkë me disa bashkëpartiakë të tij i janë bashkëngjitur AAK-së.

 

Ja postimi i plotë i Bajram Hasanit:

 

Prej sot rrugëtimin politik bashkë me bashkëpunëtorët e mi do ta vazhdoj në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Sjellja korrekte dhe bashkëpunimi i mirë gjatë kohës sa kam qenë ministër i kabinetit të Ramush Haradinajt por edhe bashkëpunimi në kohën sa kemi qenë në opozitë më kanë shtyrë që t’i bashkëngjitëm partisë që ai drejton.

Do të jetë nder për mua të vazhdoj bashkëpunimin me njeriun që dha aq shumë për këtë vend. Do të jetë nder të rrugëtoj me njeriun e taksës, Ushtrisë e mbrojtësin e sovranitetit të Kosovës.

Faleminderit për pritjen e ngrohtë në AAK.

Do të vazhdoj të punoj si deri më tani për të mirë e njerëzve të mi!

You Might Also Like