Gjilan

Varroset me nderime të larta trajneri e veterani i UçK-së, Xhevat Shabani 

Në varrezat e qytetit në Gjilan, me nderime të larta është varrosur trajneri i KK “Elita” dhe veterani i UQK-së, Xhevat Shabani. 

 

Në praninë e shumë qytetarëve, familjarëve, sportistëve dhe pjesëtarëve të Forcave Mbrojtëse të Kosovës, me dhimbje të madhe janë përshëndetur nga familjari, trajneri e ushtari i devotshëm Xhevat Shabani, i cili ishte shembull se si dashurohet atdheu i Kosovës.

 

Ish-trajneri dhe ushtari i UçK-së, Xhevat Shabani, në moshën 49 vjeçare është ndarë nga jeta pas një sëmundje të rëndë.

 

Në ceremoninë e varrimit ish-komandanti i Zonës së Karadakut, Ahmet Isufi, dhe shumë pjesëtar të Forcave të Armatosura të Kosovës, me dhimbje të thellë janë ndarë nga shoku i tyre i luftës.

“Sot po ndahemi nga një njeri i devotshëm që tërë jetën ja kushtoi atdheut e sportit, Xhevati në luftën e Bosnjës tregoi heroizëm të madh, ndërsa në luftën e Kosovës ishte në njësinë speciale të UçK-së duke dëshmuar trimëri dhe dashuri ndaj atdheut që aq shumë e deshi, ne sot po ndahemi nga shoku ynë por ai do të jetë gjithmonë në zemrat tona”, ka bërë të ditur ish-Komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi.

 

Në emër të klubit të Karatesë “Elita”,  shokët e klubit theksuan:

“Xhevati ishte themelues i KK “Elita”, fjalët janë të pakta për këtë njeri të veçantë i cili e mësoi e edukoi shumë breza në klubin tonë”.

 

Xhevati ishte edhe anëtar i Bordit të FKK-së, ndërsa shokët e tij nga Federata kanë bërë theksuar.

“Xhevati ishte një punëtorë shumë i madh, puna e tij u dëshmua si në luftë njëashtu edhe në liri i qoftë i lehtë dheu i Kosovës, ndërsa Xhevati do të jetë emblemë e karatesë së Kosovës”.

 

Klubi i Karatesë “Elita” dhe Federata e Karatesë së Kosovës, kanë humbur një trajner e punëtor shumë të madh, ndërsa Veteranët e UçK-së kanë humbur një trim i cili nuk diti se çka është frika, ai luftoi e punoi për të mirën e popullit të Kosovës.

 

You Might Also Like