Leotrim Rexhepi, boksier i Klubit të Boksit Drita nga Gjilani ka fituar medaljen e artë në Turneun “Gongu i Artë” që tradicionalisht mbahet në Shkup, ku pati pjesëmarrës boksierë nga vende të ndryshme të botës.
I prirë nga trajnerët Musli Zymberi dhe Nazim Halili, Leo Rexhepi ka mundur të gjithë kundërshtarët me radhë për të ardhur deri në finale, ku përballë kishte një boksier nga Sllovenia,Nikolov Veber të cilin ai e mposhti në finale.
Leo Rexhepi gjatë 3 raundeve i bëri presion boksierin Veber duke e sulmuar dhe goditur me grushte të njëpasnjëshme dhe me vendim unanim të gjyqtarëve u shpall fitues në kategorinë 64kilogramë.
Ky boksier po shkon hapave të Violant Sylejmanit i cili kishte arritur që tri herë të jetë i artë në këtë turne boksi.