Dje ishte ditë e veçantë për Gjilanin , Kosovën e gjithë shqiptarinë kudo. Një ditëlindje e veçantë për një heroinë që e plotësoi historinë Shqiptare me bëmat e saj i dha emrin, gëzimin, shpresën e lumturin e në fund dha gjithçka dha jetën. A ka më shumë se sa jetë të bëhet bashkë me atdheun me lirinë për të tjerët. Prandaj s’ke çka shkruan as çka të thuash. Të gjitha janë pak. Nushi, apo sinonimi i lirisë së Kosovës të ngjan me baladat e kënduara për heronjtë nganjëherë të duket sikur mitet në mitologjinë greke thënë shkurt jeta për të pati kuptim vetëm me lirinë e Kosovës. E njoha mirë atëherë kur Kosova lëngonte nga plagët. Atëherë kur jeta ndahej në dysh apo bajlozët kur e donin jetën e saj të njomë. S ‘ka bajlozë që e ndal rrugën time thoshte”. Dhe se ndali. U shndërrua në flakadan në jetë e çka jo. 12 tetori i Hanumshahe Abdullahut rikthehet fuqishëm duke trokitur aty ku jeta dhe vdekja jetojnë bashkë, aty ku liria nuk paska pikë apo presje. Nushi, Emblema e përpjekjeve dhe e shtetësisë së Kosovës. Ky është rrumbullakimi i saj.
Izmi Zeka