Gjilan, 27 nëntor 2019 – Komuna e Gjilanit në Konventen me Bizneset e Diasporës, e ëcila shtë mbajtur për dy ditë me radhë, ka prezantuar mundësitë për investimet në këtë komunë.
Valbona Tahiri, drejtoreshë për Zhvillim Ekonomik, tha se kjo Konventë ka qenë rast i mirë krijimim e lidhjeve mes bizneseve, për të rritur eksportet dhe ndihmuar nër ngritjen ekonomike të Gjilanit dhe Kosovës.
Në ngjarjen e cila ka mbledhur qindra biznese të diasporës, janë paraqitur bashkëpunime të suksesshme mes bizneseve të Kosovës, diasporës dhe të huaja, prezantime nga komunat e zgjedhura të Kosovës në lidhje me planet e tyre potenciale ekonomike, mjedisin e biznesit dhe burimet e tjera për të nxitur bashkëpunime.
Drejtoresha e DZHE në Gjilan njoftoi se vizitat në terren do të organizohen për diasporën dhe bizneset e huaja në kompanitë e kësaj komune dhe të Kosovës, ku ata do të mund ta dëshmojnë së afërmi kapacitetet prodhuese të kompanive të Kosovës.
Në konventë u tha se sektorë të shumtë të industrisë në Kosovë kanë përmirësuar ndjeshëm kapacitetet e tyre të prodhimit, cilësinë e produkteve dhe janë të gatshme për eksport.