Gjilan

Gjilani fiton sërish grante nga Komisioni Europian në vlerë prej 3.2 milionë euro

Gjilan, 28 dhjetor 2019 -Komuna e Gjilanit do ta nis vitin 2020 me 1.5 milionë euro shtesë, pasi kjo e fundit ka fituar projekte të rëndësishme n​ga Komisioni Europian, në fushën e kulturës, mjedisit e bujqësisë, ku përfshihet edhe bashkëpunimi ndërkufitar.

Ndërsa, shuma totale e projekteve të sektorit publik dhe privat, është 3.2 milionë euro, të gjitha të fituara, pasi i janë nënshtruar konkurrencës në projektet IPA të Komisionit Europian.

“Grantet e reja që i ka fituar Komuna janë për përmirësimin e mjedisit, në fushën e kulturës dhe bujqësisë, konkretisht projekti për bashkëpunim ndërkufitar Gjilan-Kumanovë, ai mes Komunës dhe Hidromoravës, sikurse edhe për ndërtimin e Tregut të Gjelbër dhe Tregut të Kafshëve. Jam shumë i lumtur dhe falënderues për Komisionin Europian për mbështetjen e madhe për Gjilanin”, ka thënë kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, njofton Komuna pëmes një komunikate per media.

Në sektorin privat, grante nga Komisioni Europian ka fituar restort Planet, Ask Food e O2.

You Might Also Like